13:11 / 10.11.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Shpresa Rupar, trajnere e programit neurolinguistik, në lidhje të drejtpërdrejt flet për “Fol dhe inspiro” dhe Mos kufizoni sfidat, por sfidoni kufizimet.
Sabri Tërnava, drejtor për konsumatorë ,KEDS, do të flas për paralajmërimin për krizë energjetike, kursimi është i domosdoshëm.
Adrian Berisha, drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, flet për aktivitetet kulturore në prag të festave të fundvitit.























