22:43 / 11.11.2021
Grenell: Nuk paguhem nga Serbia, Janjiq shpifi dhe gënjeu
Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur lajm të rremë, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiq, se Serbia e paguan atë për lobim.
Grenell e ka quajtur shpifje dhe gënjeshtër një pretendim të tillë nga Janjiq.
“Nuk është e vërtetë që jam paguar nga Serbia. Ky është një lajm fake nga një individ që nuk më njeh mua dhe nuk e di se çfarë bëj unë. Dhe kjo është shpifje dhe gënjeshtër. Nuk është e vërtetë dhe kjo është bërë nga njerëz vetëm për të bërë drama dhe lajme të rreme. Mos përsërisni lajme vetëm për klikime", ka thënë Grenell në një intervistë për Rtv Dukagjin.























