11:20 / 14.11.2021
KEDS si çdoherë në gjendje gatishmërie me ekipe të mobilizuara për zgjedhje
KEDS si çdoherë në gjendje gatishmërie me ekipe të mobilizuara në qendrat e votimit ,.
Se furnizimi me energji elektrike vazhdon të jetë stabil në ditën e zgjedhjeve e tha edhe Menaxheri i Rrjetit në KEDS, Hajdin Zhdrella.
KEDS sot ka të angazhuar rreth 900 punëtorë të cilët po sigurohen për mbarëvajtje të procesit sa i përket furnizimit me energji elektrike. Ekipet kanë në dispozicion edhe gjenerator mobil të cilët do të mund të shfrytëzohen në rast nevoje.
Ndërkaq, nga zyra qendrore, rrjeti po monitorohet dhe menaxhohet nga distanca përmes teknologjisë më bashkohore.























