19:06 / 14.11.2021
KQZ: Deri në orën 19:00 kanë votuar 37.88% e qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në procesin e sotëm zgjedhor kanë votuar 37.88% e qytetarëve me të drejtë vote.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka thënë se në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.
“Ju njoftojmë se procesi i votimit ka përfunduar dhe se janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Sipas të dhënave preliminare që kemi pranuar nga më shumë se 99% të vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 475 mijë e 751 votues apo 37.88% nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues”, ka thënë Radoniqi.
Ai ka thënë se KQZ pritet të dalë sonte me një rezultatet preliminar ndërsa në faqen zyrtare të KQZ-së veçse ka filluar publikimi i rezultateve.























