21:03 / 14.11.2021
92 për qind e votave të numëruara, prin Rama në Prishtinë
Janë procesuar në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votat nga 92.44 për qind e vendvotimeve në Prishtinë.
Nga ky rezultat, Përparim Rama i LDK-së po prin me 50.81 për qind. Arben Vitia i VV-së ka marrë 49.19 për qind të votave.
Në vota dallimi është rreth 1200. Rama ka marrë 37 mijë e 548, ndërsa Vitia 36 mijë e 357.























