Haradinaj uron kryetarët e zgjedhur të AAK-së, premton angazhim maksimal
I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se në takim me Kryesinë e AAK-së dhe kryetarët e degëve, kanë realizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale.
Haradinaj ka bërë të ditur se fokus i diskutimit ka qenë gjithashtu konsolidimi i institucioneve lokale në komunat e Kosovës, pesë nga të cilat do të udhëheqen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Uruam kryetarët Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Zenun Elezaj, si dhe përgëzuam për rezultatin kolegët Bekë Berisha e Agron Kuçi.
Besimin qytetar, kuadrot e Aleancës, qofshin kryetarë komunash, drejtorë apo antarë të kuvendeve komunale, do ta kthejnë në punë e angazhim maksimal për ta ndryshuar për të mirë cilësinë e jetës së qytetarëve anembanë vendit”, ka shkruar Haradinaj.























