PDK në Dragash kërkon të mos përfshihen në rezultat votat e diasporës
BKT
Lajme

PDK në Dragash kërkon të mos përfshihen në rezultat votat e diasporës

​​​​​​​Janë numëruar sipas të cilave nga 308 vota sa ishin nga diaspora për këtë komunë, 240 i takojnë kandidatit të LDK-së, Bexhet Xheladini.

Sipas kësaj, përderisa në rezultatet preliminare fitoi Shaban Shabani nga PDK-ja me 29 vota dallim, duket se nga votat e diasporës, kryetar i zgjedhur i Dragashit është kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.

Pas kësaj ka ardhur një reagim nga dega e PDK-së në Dragash, ku thuhet se shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme.

“Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë”, thuhet në komunikatë.

Reagimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur qytetarë të Dragashit.

Nga ajo që sot pamë në QNR nga vëzhguesit tanë, shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara, të mbushura nga një dorë e vetme. Po ashtu, shihet qartë që zarfet janë të shënuara nga e njëjta dorë.

Nga ajo që u pa nga vëzhguesit por edhe nga mediat, u vërtetua informacioni që ka qarkulluar tash e disa ditë në Dragash, që pronarët e një agjencie turistike kanë mbushur zarfet dhe i kanë shpërndarë ato në 4 posta të ndryshme në Austri e Gjermani.

Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë dhe ti jepet fund keqpërdorimeve me votat me postë.

Jemi të gatshëm ti ofrojmë Prokurorisë gjithë informatat që i posedojmë për këtë krim ndaj demokracisë.

Askush nuk mund ta deformoj vullnetin e mijëra votuesve të Dragashit.

Kërkojmë nga KQZ dhe PZAP që të reagoj menjëherë për këtë krim dhe këto zarfe të mbushura nga një dorë e vetme, mos të përfshihen në rezultatet zgjedhore.

Në të kundërtën, ne jemi të detyruar t’i ndjekim të gjitha instancat ligjore për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Dragashit nga keqbërës që me metoda kriminale mundohen ta deformojnë rezultatin.


MË SHUME NGA Lajme