10:31 / 18.11.2021
Qalaj dhe Shabani betohen si deputet të rinj të Kuvendit të Kosovës
Rashit Qalaj e Isak Shabani janë deputetët e ri të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, që janë betuar në seancën e sotme. Ata do të zëvendësojnë ish-deputetë Bedri Hamza dhe Fadil Nura, të cilët janë zgjedhur kryetar të komunave në zgjedhjet lokale.
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Bedri Hamza është zgjedhur kryetar i Komunës së Mitrovicës, ndërsa ish-deputeti Fadil Nura kryetar i Komunës së Skenderajt.
























