Punëtorët teknik të spitaleve e QMF-ve protestojnë para MSh-së
BKT
Lajme

Punëtorët teknik të spitaleve e QMF-ve protestojnë para MSh-së

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka marrë vendim pas mbledhjes së mbajtur që javën e ardhshme, të mërkurën të protestohet para ministrisë së Shëndetësisë

Protesta do të mbahet si shenjë pakënaqësie për mos ndarje të shtesave për punëtorët teknik të spitaleve e QMF-ve, sikurse edhe për mjekët të cilët do të marrin shtesa prej 10% të pagës për muajt nëntor dhe dhjetor.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi tha se për rreth një orë sa do të protestohet  nuk do të kryhet asnjë shërbim.

Ai madje është i zhgënjyer me Qeverinë që ndau 20 milionë euro për serbët e veriut e nuk i ka përkrahur punëtorët teknik që kanë qenë po aq të rrezikuar sa mjekët nga pandemia.

“Ne sot patëm një takim vendimmarrës. Ne kemi hyrë në një fazë intenzive dhe është marrë vendim që të mërkurën e ardhshme nga ora 11:00 do të protestohet para ministrisë së Shëndetësisë për një orë”.

“Gjatë asaj periudhe nuk do të kryejmë asnjë shërbim. Nëse nuk merren parasysh atëherë shkojmë edhe në grevë. Përderisa Qeveria ndan mbi 20 milionë euro për serbët e veriut dhe për ne nuk ka stimulim nuk do koment dhe do të shkojmë deri në hapat përfundimtar”.

Merita Krasniqi, përfaqësuese e Sindikatës në Pejë, ka paralajmëruar edhe grevë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, raporton EO.

“Kërkesa jonë është të stimulohemi. Nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat tona do të shkojmë në grevë e protesta.


MË SHUME NGA Lajme