Sot Kuvendi zgjedh anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës
Sharr Travel

Sot Kuvendi zgjedh anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës

Sot Kuvendi mban seancë plenare, në të cilën në rend dite janë 11 pika.

Pika e fundit është votimi i anëtarëve të Bordit të Radio Tlevizionit të Kosovës.

Ndryshe Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së,  në bazë të neneve 67 dhe 71 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të nenit 26 të Ligjit 04/L-046 për Radiotelevizionin e Kosovës, në mbledhjet e mbajtura me 27.09, 08.10, 22.10, 28.10, 08.11, 11.11, 12.11, 15.11, 16.11 dhe 17.11.2021, zhvilloi procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe vendosi që Kuvendit t’ia paraqet këtë:

I. I rekomandohet Kuvendit për votim lista e kandidatëve për tetë (8) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar dhe për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, të radhitur sipas rezultateve të poentimit.

II. Për katër (4) pozita për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, propozohen për votim tetë (8) kandidatë, si në vijim:

1. Driton Hetemi,

2. Besnik Boletini,

3. Ejup Gojnovci,

4. Safet Kabashaj,

5. Bekim Sele,

6. Petrit Çollaku,

7. Enis Halimi dhe

8. Gazmend Vitaku.

Kuvendi prej tetë (8) kandidatëve të propozuar zgjedh katër (4) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

III. Për katër (4) pozita për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e gjinisë femërore, propozohen për votim tetë (8) kandidate, si në vijim:

1.Fatime Lumi Qehaja,

2. Arta Berisha,

3. Albulena Mehmeti,

4. Jehona Ademaj-Sejdiu,

5. Shukrije Rama,

6. Mejreme Krasniqi - Sadiku,

7. Mihane Nartilë Salihu Bala dhe

8. Teuta Hoxha - Morina.

Kuvendi prej tetë (8) kandidateve të propozuara zgjedhë katër (4) anëtare të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

IV. Për një (1) pozitë të anëtarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, propozohen  për votim dy (2) kandidatë, si në vijim:

1. Mihailo Scepanovic  dhe              

2. Nelica Veljkovic.           

Kuvendi prej dy (2) kandidatëve të propozuar zgjedhë një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

V. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, bëhet me votim të fshehtë.

VI. Mandati i anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës bëhet me short, katër (4) anëtarë të Bordit të RTK-së do të emërohen me mandat dy (2) vjeçar, dy (2) anëtarë me mandat tre (3) vjeçar dhe tre (3) anëtarë me mandat katër (4) vjeçar.

VII. Arsyetimin e këtij rekomandimi e paraqet deputeti, Armend Zemaj, kryetar i Komisionit Ad-hoc.

Radiotelevizioni i Kosovës, në pajtim me nenin 26.2.1 të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës, ka bërë shpalljen publike për zgjedhjen e nëntë (9) anëtarëve të Bordit të RTK-së, tetë (8) anëtarë nga komuniteti shumicë shqiptar dhe një (1) anëtar nga radhët e komunitetit serb.

Kuvendi i Kosovës ka pranuar aplikacionet e 132 kandidatëve, 125 kandidatëve nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar, 5 kandidatëve nga radhët e komunitetit serb dhe 2 kandidatëve nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë për anëtarë të Bordit të RTK-së.

Komisioni Ad-hoc i themeluar me Vendim të Kuvendit, Nr. 08-V-073, datë 20 shtator 2021, në mbledhjet e mbajtura me 27.09, 08.10, 22.10, 28.10, 08.11, 11.11, 12.11, 15.11, 16.11 dhe 17.11.2021, ka shqyrtuar listën e kandidatëve dhe nga  (132) kandidatë të cilët kanë aplikuar, ka intervistuar 91 kandidatë, për arsye se dhjetë (10) kandidatë kanë mbushur moshën 65 vjeçare, disa prej kandidatëve për arsye personale janë tërhequr nga kandidimi dhe nuk kanë marrë pjesë në intervistim, dymbëdhjetë (12) kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs dhe 2 kandidatë kanë qenë të komuniteteve tjera jo shumicë.

Në Bordin e RTK-së, aktualisht janë 2 anëtarë me mandat 3 vjeçar, një anëtar nga radhët e komunitetit serb dhe një anëtar nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

Anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, zgjedhën nga Kuvendi i Kosovës, në bazë të nenit 26.2.4 të Ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës.