14:38 / 28.11.2021
Arbnore Zogjani vjen me këngën `Krenaria e nanës`, dedikim për UÇK-në
Këngëtarja Arbnore Zogjani, e cila është vajza e dëshmorit Hysen Zogjani, sikur në çdo ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, sot më 28 nëntor ka publikuar këngën e re të saj, që është përpunim i këngës me tekst të shkruar dhe e kënduar nga Komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Ferid Berisha - Komandant Shkupi.
Këngëtarja Arbnore Zogjani njihet për dedikime emocionale për luftën e UÇK-së.























