Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar Sotiraq Xega
BKT
Kulturë

Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar Sotiraq Xega

Është ndarë nga jeta piktori i njohur korçar, Sotiraq Xega.

Ai kishte më shumë se 35 ekspozita vetjake, ku pjesa më e madhe e punimeve të tij i përkisnin peizazhit.

Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka hapur në natyrë. Kjo për arsye se ia kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë, shkruan Albanian Post.

Ekspozita e fundit e tij ka qenë ajo e manave të Drenovës.

Ekspozitën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.


MË SHUME NGA Kulturë