Haradinaj: Rama pati rol kryesor në të arriturat e Ushtrisë së Kosovës
Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit lider i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin, për detyrën e re si Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mes tjerash, Haradinaj përmes facebook, shprehet se në të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, rol të rëndësishëm dhe thuajse kryesor, pati gjeneralllejtënant, Rrahman Rama.
”Në krejt të arriturat e Ushtrisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama luajti një rol shumë të rëndësishëm dhe thuajse kryesor. E njoh shumë gjatë dhe nga afër, e njoh në punë me shumë profesionalizëm. Faleminderit për shërbimin Gjeneral Rama.
Komandantit të ri të FSK-së, ushtarakut të UÇK-së e pjesëtarit të një familje emblemë kombëtare, Gjeneralmajor Bashkim Jashari i uroj suksese dhe punë të mbarë. Jemi bashkë në punë të mira për sigurinë e Atdheut dhe të shtetit tonë, Republikës së Kosovës”.























