Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Gentiana Kuqi Tishukaj, psikologe, do të flas për temat, Periudha para festave ngjall emocione të mira dhe Zbukurimi i bredhit na bënë më të bukur.
Për librin "Rrjetet e Kulturës: Mbylljet dhe Hapjet", flet, Ibrahim Berisha, autor i librit, Profesor i Sociologjisë.
Për rihapjen pas 30 viteve të kinemasë së Gjakovës, flet, Ilira Shala drejtoreshë e kinemasë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























