Stoltenberg: Aktorë të huaj po punojnë për të minuar progresin në Kosovë
Sharr Travel

Stoltenberg: Aktorë të huaj po punojnë për të minuar progresin në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg pas takimeve të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga të Letonisë, thotë se kanë folur edhe në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Ne diskutuam për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Rajoni ka bërë një rrugë të gjatë që nga konfliktet e viteve 1990. Por kohët e fundit kemi parë rritje të tensioneve. Përfshirë Kosovën, si dhe Bosnje-Hercegovinën. Me retorikë më agresive. Reforma të ngecura. Dhe aktorët e huaj që punojnë për të minuar progresin”, tha Stoltenberg në konferencë për medie. 

Ai shtoi se NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon.

“Dhe ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë sonë. Përfshirë edhe misionin tonë të KFOR-it në Kosovë. Dhe zyrat tona në Sarajevë dhe në Beograd. Bashkëpunimi ynë me Bashkimin Evropian mbetet thelbësor. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe për të mbështetur reformat”, deklaroi Stoltenberg.


MË SHUME NGA Aktuale