​Hisen Berisha: Është koha e fundit të shpëtohet FSK-ja
Sharr Travel

​Hisen Berisha: Është koha e fundit të shpëtohet FSK-ja

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku pas dorëheqjes së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, presidentja Vlora Osmani për komandant të ri të FSK-së emëroi nipin e komandantit legjendar Adem Jashari, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Berisha thotë se deri sot jo stabiliteti i qeverive të Kosovës nuk është reflektuar në ndryshimin e kreut ushtarak.

Sipas tij, ndërrimi i komandantit shpreson që ta çojë përpara zhvillimin dhe përparimin e FSK, por nëse këto ndryshime ndalin ose ndryshojnë karakterin e FSK-së, atëherë ka frikë se një situatë e krizës së thellë do ta presë Kosovën.

Për më tepër, Berisha thotë se kalimi i FSK nga ushtri profesionale në ushtri popullore është përgjegjësi që mund ta rrënojë personalitetin politik të Vjosa Osmanit dhe të minojë projektin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ai ndërkaq i uron mirëseardhje kreut të ri të FSK-së, ndërsa një falënderim të veçantë ka edhe për komandantin e deritanishëm Rrahman Rama për shërbimin dhe punën me përkushtim në krye të armës së ushtrisë së Kosovës.

“Është koha e fundit të shpëtohet Forca nga pengesat për ngritje në nivelin e standardeve të shërbimit, të cilat nuk mund të ulen në nivelin tonë, por duhet ne të ngrihemi në nivelin e kërkuar, si dhe sfidimi nga avancimi teknologjik si në ushtritë moderne dhe NATO, çfarë synojmë të jemi dhe ne. Pres nga niveli i ministrit dhe i ish-komandantit të sqarohet si proces normal puna me rrotacion që ndodhë në Forca, që kjo të mos vë dritëhije hamendjesh mbi imazhin e forcës si komponentë kyçe e zbatimit të Strategjisë së Mbrojtjes dhe ndërtimit të sistemit të mbrojtjes,” u shpreh Berisha.


MË SHUME NGA Aktuale