40 pacientë të shtrirë në QKUK e spitale për shkak të COVID-19
Sharr Travel

40 pacientë të shtrirë në QKUK e spitale për shkak të COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet rajonale në trajtim spitalor nga Covid-19 janë 15 pacientë të konfirmuar me Covid-19, përderisa 25 pacientë janë post-covid.

Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacientë, në  Klinikën Infektive 1 me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive,  1 pacient  me maskë  oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacient


MË SHUME NGA Aktuale