Kurti uron Ditën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Sharr Travel

Kurti uron Ditën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. 

Në këtë ditë të shënuar, kryeministri Kurti ka kujtuar dhe nderuar sakrificën, qëndresën, forcën dhe përkushtimin ndaj atdheut të brezave të ushtarëve e patriotëve.

Ai ka theksuar rolin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë që përveçse në mbrojtje dhe siguri të Shqipërisë, shtrihet edhe përtej kufijve dhe i kontribuon edhe paqes në rajon dhe botë.

Në këto 109 vite, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve, ka shkruar Kryeministri Kurti në letrën e urimit. 

U gëzohemi sukseseve tuaja, sikurse edhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të dy vendeve tona, zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve ushtarake, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë në vendet tona dhe në rajon, ka shkruar ai.