Minxhozi: Dialogu me Serbinë kërkon zgjidhje të dyanshme
Sharr Travel

Minxhozi: Dialogu me Serbinë kërkon zgjidhje të dyanshme

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, thotë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon zgjidhje nga të dyja palët.

Prandaj sipas tij, shtete fqinje duhet që të inkurajojnë zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet të dy shteteve.

Minxhozi tha se në vazhdimësi Qeveria shqiptare, ka bërë apel te vendet e BE-së që Kosova të ketë liberalizimin e vizave.

Madje ai është i bindur se presioni i Shqipërisë ndaj institucioneve relevante evropiane do të jetë në rritje.

“Unë mendoj që secili shtet duhet të ketë politikën e vet në qasje me fqinjët dhe ne inkurajojmë që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë një temë në vazhdimësi dhe kërkon një zgjidhje nga të dyja palët”.

“Në vazhdimësi Qeveria shqiptare ndërmjet institucioneve të ndryshme, kryeministrit ka bërë apel vendeve të BE për të liberalizuar vizat për Kosovën që edhe Kosova të jetë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Dhe unë besoj që ky presion i Shqipërisë ndaj institucioneve relevante evropiane do të jetë në rritje”.

Sipas tij, Shqipëria dhe Kosova duhet ta rrisin bashkëpunimin ekonomik, ngase ka mundësi që arrihet deri në 500 milionë euro, raporton EO.

“Ne duhet të rrisim bashkimin ndërmjet vetes, bashkimin ekonomik. Sepse duhet të fillojmë nga bashkimi ekonomik, i cili ka mundësi për tu avancuar më tej. Shqipëria dhe Kosova kanë një shkëmbim 300 milionë euro. Mundësitë janë shumë më tepër për 500 milionë euro”.

“Por ne duhet të heqim disa barriera dhe një ndër to janë disa vendime të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitaleve pa pengesa në kufi. Nuk ka datë është proces dhe ajo që është e rëndësishme është të heqim kufi”.