Shpërndarja e lajmeve të çrregullta, bie besueshmëria e qytetarëve në media
BKT
Lajme

Shpërndarja e lajmeve të çrregullta, bie besueshmëria e qytetarëve në media

Instituti D4D ka mbajtur tryezën me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit”

Nancy Soderberg, ambasadore e NDI në Kosovë tha se besueshmëri e qytetarëve për të shikuar lajme ka rënë në 5% për shkak të lajmeve të rreme.

Sipas saj, qytetarët duhet ta kenë informacione të drejta që ta mbajnë Qeverinë si llogaridhënëse.

“Me të vërtetë dua të theksoj përkrahjen tonë sa i përket proceseve që është udhëhequr nga D4D. NDI ka punuar në informim. Së bashku me partnerë tanë kemi hulumtuar dhe punuar që ato informata që janë gjetur të përmirësohen”.

“Kemi studiuar për një kohë të gjatë dhe ka qenë shumë e rëndësishme. Qytetarët do të duhet ta kenë informacionin e drejtë që ta mbajnë Qeverinë si llogaridhënëse. Rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë të ndryshme. Kemi gjetur se besimi i qytetarëve është i rëndësishëm, por ka rënë shumë sa i përket lajmeve  në 5%”.

Blerinë Ukshini, menaxhere në D4D, ka kërkuar që të verifikohen lajmet para se ato të publikohen, duke shtuar se ka rënë besimi i qytetarëve në media.   

Sipas saj, fushata zgjedhore është karakterizuar me akuza e kundër akuza duke ndikuar në plasimin e lajmeve të çrregullta.

“Duke e parë rëndësinë e lajmeve të çrregullta kemi vendosur të bëjmë monitorim të mediave. Kemi rënie të besimit të qytetarëve karshi mediave sidomos atyre të shkruara. Kemi dashtë me identifikuar lajmet që kanë qenë te pavërteta”.

“Monitorimin e burimeve e kemi bërë përmes platformave që kanë pasur të bëjnë me zgjedhje. Artikuj e postime te subjekteve politike që kanë promovua rëndësi politike. Fushatë e bazuar në akuza e kundër akuza pa fakte e argumente. Të verifikohet vartësia e lajmit para se të publikohet”.

Naile Dema, gazetare në Klan Kosova, tha se duhet të dihen se kush janë mediet që shpërndajnë dezinformata të tilla, raporton EO.

“Është shumë i rëndësishëm një hulumtim i tillë me dezinformata. E marrin dhënë para një lajmi të vërtetë”.

“Shpërndarja është shumëfish më e shpejtë. Çka më bën mu përshtypje është cekja me emër e mbiemër që bëjnë kësi lajme”.


MË SHUME NGA Lajme