15:56 / 10.12.2021
Qeveria diskuton veprimet e nevojshme për stabilitet energjetik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar ministrave të linjës të marrin veprimet e nevojshme për të siguruar stabilitet energjetik.
Në mbledhjen e qeverisë, Kurti tha se për shkak të çmimeve të larta importi i energjisë është bërë i vështirë dhe me kosto të lartë.
Një zgjidhje brenda ditëve, e premtoi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Kemi formuar një task-forcë teknike, kemi pasur takime bilaterale me homologët në rajon, për të parë mundësitë e ndihmës. Shumë shpejt brenda ditëve do të vijmë në qeveri për të tejkaluar këtë gjendje”, tha ajo.























