09:38 / 11.12.2021
Ambasadori Isufaj merr pjese ne ceremonine mortore per Senatorin Dole
I nderuar të jem pjesë e ceremonisë përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Senatorit Bob Dole, me ç’rast përcjella ngushëllimet më të sinqerta të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për familjen Dole.
Senatori Bob Dole ishte njeri i jashtëzakonshëm, luftëtar, burrështetas, patriot i vërtetë, si dhe mik dhe mbështetës i madh i Kosovës dhe Shqipërisë.
Ashtu siç e tha edhe Presidenti Biden në këtë ceremoni: “Senatori Dole ishte një patriot i madh dhe një hero i vërtetë Amerikan”.
Populli shqiptar do të jetë gjithmonë mirenjohës për mbështetjen dhe do ta kujtojë atë përgjithmonë!
Ne kete ceremoni pjesemarres ishte edhe Presidenti Biden, Zv. Presidentja Kamala Harris dhe ish Presidenti Bill Klinton.























