Haradinaj: U dha mesazhi se askush s’mund të fshehet pas krimit
BKT
Lajme

Haradinaj: U dha mesazhi se askush s’mund të fshehet pas krimit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas konferencës për media nga Prokuroria e Shtetit ku u njoftua se janë arrestuar tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili.

Tutje Haradinaj ka përgëzuar organet e drejtësisë për punën e tyre.

Postimi i plotë:

Përshëndes kapjen e autorëve të krimit që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Ky është një mesazh i qartë se askush nuk mund të fshehet pas krimit dhe se drejtësia do të arrijë te secili. Organet e rendit dhe drejtësisë i përgëzoj për punën e tyre intensive në dobi të ndriçimit të rastit që na ka tronditur të gjithëve.

 


MË SHUME NGA Lajme