17:45 / 17.12.2021
Shfaqja “VAGON” vjen nga Tirana në Prishtinë
Shfaqja “VAGON” do të vijë nga Tirana në Prishtinë, nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Në shfaqje luajnë aktorët Neritan Liçaj dhe Altea Alushi, ndërkaq autor dhe regjisor është Naser Shatrolli.
Në njoftim, bëhet e ditur se shfaqja do të zhvillohet më 20 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga ora 20:00.
























