Aktori Afrim Muçaj sjellë “koncertin poetik”
Poezia "vdekja e aktorit” e autorit Bekim Lumit, i është kushtuar pikërisht atij në 55 vjetorin e lindjes.
Aktori i njohur kosovar, Afrim Muçaj sjell projektin "Koncert Poetik". Ky projekt është cikli i katër poezive të cilat kanë filluar transmetimin me poezinë e parë të shkruar nga regjisori i ndjerë, Bekim Lumi.
“'Vdekja e aktorit’, njana prej poezive të Bekim Lumit, e shkëputun nga libri 'engjull blu', e sollëm në formatin video-poezi bashkë me Ibër Dearin dhe djemt fantastik të Lumiere”, ka shkruar aktori Muçaj në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i Afrim Muçajt:
'Vdekja e aktorit’, njana prej poezive të Bekim Lumit, e shkëputun nga libri 'engjull blu', e sollëm në formatin video-poezi bashkë me Ibër Dearin dhe djemt fantastik të Lumiere.
Dritë të baftë shpirti Lum, sot në datën e lindjes tande!
Falemderit Komuna Prishtinës, Ministria e Kulturës, kompaninë Lumiere dhe KVAP, Ibër Deari Avdi Thachi Dren Suldashi Fisnik Halili Mentor U. Berisha Adrian Berisha Drita Lumi.























