312 raste aktive me COVID në Kosovë
BKT
Lajme

312 raste aktive me COVID në Kosovë

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në vendin tonë janë 312 raste aktive me SARS-CoV-2. Vetëm në 24 orëshin e kaluar, u infektuan 4 qytetarë me këtë virus, ndërkaq 7 të tjerë u shëruan.

Që nga fillimi i pandemisë, 161 mijë e 262 qytetarë janë ballafaquar me COVID-19, teksa 2,989 prej tyre kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,961.

MSh ka dhënë detaje edhe për procesin e vaksinimit.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.534 doza të vaksinës. Deri më sot 776.820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë” thuhet në njoftimin e Ministrisë.


MË SHUME NGA Lajme