23:43 / 22.12.2021
Açka ‘rrëmben’ çmimin e prozës
Vepra “Biri” e Flutura Açkës, mori sot “Çmimin e Madh të Prozës”, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në median sociale Twitter, ka shkruar se ky është një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën.
“Ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe tek ajo dhe na frymëzon me fjalët që kanë forcën të na ndryshojnë. Jam krenar që Flutura është sot pjesë e familjes sonë dhe si deputete lufton për të bërë realitet ëndrrën e pakryer të birit të saj, të Shqipërisë si Evropa“.























