17:54 / 23.12.2021
Dyshimet për eksploziv në Stacionin e Autobusëve ishin alarm i rrejshëm
Dyshimet se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë kishte eksploziv, dolën të ishin të rreme.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”.
Sot rreth orës 14:00 policia kishte pranuar një telefonatë nga një person i cili kishte deklaruar se kishte vendosur eksploziv në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.























