Aliu: S`ka vullnet të zbatohet vendimi për Manastirin e Deçanit
BKT
Lajme

Aliu: S`ka vullnet të zbatohet vendimi për Manastirin e Deçanit

Ministri Liburn Aliu ka deklaruar se për çështjen e pronave rreth Manastirit të Deçanit nuk ka vullnet të ecet përpara.

Në emisionin "Prime" në RTK, ai ka deklaruar se çështja ka mbetur pezull pavarësisht prej vendimeve të Supremes dhe Kushtueses. Sipas tij, ato prona në kohën e Millosheviqit i janë dhene dhuratë Manastirit. 

Aliu ka thënë se  zbatimi i këtij vendimi do të kishte pasoja zinxhirore edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Sipas tij, menjëherë do të veprohej njëjtë edhe me kishën në kompleksin universitar në Prishtinë, e cila, po ashtu, është ndërtuar  dhunshëm në kohën e Millosheviqit.

Ndërkaq sa i përket çështjes së Ujmanit, ai tha se Ujmani është i Kosovës dhe nuk do të ndahet pavarësisht prej studimit të fizibilitetit të bërë dhe marrëveshjes së Uashingtonit, të cilën Aliu e quan zotim dhe veprim të gabuar të ish-kryeministrit Hoti.

Aliu është deklaruar edhe për samitin “Open Balkan”, për të cilin ka thënë se Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e tij.

Sipas Aliut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po bën gabim me këtë projekt.


MË SHUME NGA Lajme