Juventus gati të sakrifikojë De Ligt për Vlahoviç
BKT
Sport

Juventus gati të sakrifikojë De Ligt për Vlahoviç

Sipas “Republica”, Juventus është gati të sakrifikojë mbrojtësin De Ligt për të sjellë në Torino sulmuesin serb, Vlahoviç.

“Zonja e vjetër” është e gatshmë të shesë mbrojtësin holandez për një shumë minimale 60 milion euro. Nëse shitja e De Ligt arrihet pa vështirësi, paratë e fituara do të shpenzoheshin për të arritur transferimin e sulmuesit të Fiorentinës.

Gjithashtu, largimi i De Ligt do të sillte tek Juventus mbrojtësin e Milan-it, Romagnoli.

Ndërsa paga e holandezit do të shërbente për të plotësuar kërkesat e Pogbasë për pagën, i cili do të jetë i lirë të komunikojë me çdo ekip të mundshëm pas një jave.