Maratona e vallëzimit të ri në Eventin Qendror të Kërcimit (CDE)
BKT
Kulturë

Maratona e vallëzimit të ri në Eventin Qendror të Kërcimit (CDE)

RTK, Mirjana Radovanovic

Nga data 30 dhjetor deri më 2 janar në kompleksin industrial të Portit të Beogradit do të mbahet edicioni i nëntë, katërditor i maratones te Vitit të Ri, Central Dance Event.

Të enjten, më 30 dhjetor, do të hapet Eventi Qendror i Kërcimit (CDE) me techno artisten belge, Amelie Lens, e cila u rendit në krye të industrisë muzikore. Atë mbrëmje, mbështetja locale do të ofrohet nga një anëtar i familjes Drumcode, Ilija Djokovic, karizmatikja Lea Dobricic, një nga interpretueset më të kërkuara rajonale dhe The +, i cili fitoi vendin e dytë në konkursin e sivjetmë të Let's Mix It DJ.

Ikona e technos ne ballkan dhe një nga interpretuesit më të mëdhenj rajonalë të të gjitha kohërave, Umek, do të performojë natën e Vitit të Ri. DJ dhe producent i njohur ndërkombëtarisht, me një karrierë gati tre dekadash, Umek është një nga të preferuarit e audiencës së Beogradit dhe i njohur për hite të tilla si "Lanicor" dhe "Posing As Me". Ai është dikush që është përgjegjës për popullarizimin e muzikës elektronike në keto treva.

Në natën më të çmendur, krahas “babes te technos Slovene” do te leshojn muzike artistët vendas të skenës elektronike si Marko Nastic dhe Dejan Milićević, Marko Milosavljević - një koleksionist i pasionuar i disqeve dhe një nga DJ-të e preferuar të audiencës së klubit, një përfaqësues i brezit të ri Kid Kimi - DJ që fshin kufijtë e zhanrit dhe Groovyman - një nga themeluesit e dyshes Gramophonedzie.

Repriza e Vitit të Ri është e rezervuar për Joris Voorn, i cili përfaqëson epiqendrën e skenës elektronike holandeze dhe pozicionon underground house dhe techno në hartën e muzikës globale, pionieren palestineze te technos Sama 'Abdulhadi dhe AmyElle, e cila I takon një brezi te ri te DJ-ve të house muzikes britanike. Keta do të shoqërohen nga çifti karizmatik i DJ-ve Marko Vukovic dhe Joma Maja, të cilët gjithmonë e përcjellin entuziazmin e tyre në dancefloor.

Maratona e Vitit të Ri të Eventit Qendror të Kërcimit (CDE) mbyllet të dielën, më 2 janar, me fytyrën perfaqesuese te tingullit modern house Hot Since 82, një nga DJ-të dhe producentët më të suksesshëm të Britanisë që kritikët e përmendin si dikush që leshon muzikën më të sofistikuar dhe Yousef, tech hoouse DJ, producent dhe organizator i party-ve të njohura Circus. Ata do të mbështeten nga Andrew Meller, një producent që fiton listat botërore, treshja e suksesshme e producentëve IDQ dhe Mina Poznanović, te plasuar ne vendin e tretë në konkursin Let's Mix It DJ 2020.

 


MË SHUME NGA Kulturë