Nga Da Vinçi te Dali, emra të mëdhenj të pikturës rijetëzohen në pirografi
BKT
Kulturë

Nga Da Vinçi te Dali, emra të mëdhenj të pikturës rijetëzohen në pirografi

Leondardo Da Vinçi, Salvador Dali, Cloude Monet, Sandro Botticelli, Frida Khalo, Pablo Picaso, Van Gogh e të tjerë emra të mëdhenj të pikturës rijetëzohen në pirografi, por në formën e tyre përfundimtare pas vdekjes.

Një ekspozitë të tillë sa të veçantë, por edhe disi e frikshme ka guxuar ta realizojë një 22-vjeçar nga Pogradeci mjaft i talentuar në pirografi.

22-vjeçari thotë se ekspozita erdhi si frymëzim nga piktori Salvador Dali, të cilin e solli të parin në këtë format dhe më pas krijoi të gjithë personazhet. Edhe pse kishte pikëpyetje se si do të pritej, ekspozita ka tërhequr vëmendje të madhe.

Ekspozita e parë e këtij formati në Shqipëri qëndroi e hapur për 3 ditë në Galerinë e Arteve në Pogradec dhe projekti është që të zgjerohet më tej në Korçë dhe nëpër Shqipëri./a2


MË SHUME NGA Kulturë