Viti i dezinformatave në mediat serbe: Po ndezet Kosova, COVID-19 po shuhet
BKT
Lajme

Viti i dezinformatave në mediat serbe: Po ndezet Kosova, COVID-19 po shuhet

Mediat serbe gjatë vitit të kaluar janë marrë sërish shumë me Kosovën.

Madje, përmbledhja e “hetuesit të dezinformatave” kanë konstatuar se titulli kryesor për vitin 2021 do të ishte “Kosova po ndezet, COVID-19 po shuhet”, gjë e cila në fakt nuk ka ndodhur.

Megjithatë, portali Fake News nga Serbia i cili merret me dekonstruktimin e lajmeve të rrejshme, ka demantuar lajmin e publikuar nga portali serb Kosovo Online, i cili kishte raportuar rrejshëm për një aksion të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Lajm ky i cili ishte shpërndarë edhe nga mediat tjera pro ruse në Serbi me tituj tendencioz dhe dezinformues.

“Sulm joreal ndaj serbëve në Kosovë për Vitin e Ri”, i ka quajtur Fake News titujt e mediave serbe.

Më 10 dhjetor, pas shkrimit në Kosovo Online, shumë portale si Sputnik Srbija, Kurir, Novosti, B92, “raportuan për vendosjen e njësive speciale të Kosovës ROSU në bazën Belvedere, duke kujtuar se operacioni i ROSU-së filloi vjeshtën e kaluar, duke rezultuar sipas tyre me disa lëndime dhe serbë të arrestuar”.

Disa nga mediat kanë shkruar edhe për aksionin e ri të mundshëm të njësive të ROSU-së në veri të Kosovës.

Megjithatë, të njëjtën ditë, Policia e Kosovës mohoi akuzat për një operacion të ri të ROSU-së në veri të Kosovës.

Pavarësisht kësaj, e përditshmja Alo i dha një kuptim të ri kësaj situate të nesërmen, duke publikuar në botimin e printuar dhe në portal lajmin që bën me dije se, “Kurti po përgatit një sulm të ri ndaj serbëve për Vitin e Ri”.

Gjithashtu, media serbe nuk i ka përfshirë në lajmet e saj as njoftimin që Policia e Kosovës ka dërguar në media një ditë më parë. Mirëpo një tjetër njoftim i gazetës Alo nuk u realizua. Faktikisht nuk pati asnjë aksion të ri të Policisë së Kosovës për Vitin e Ri, lajmi i publikuar nga Kosovo Online dhe mediat tjera serbe doli të jetë i rremë.


MË SHUME NGA Lajme