16:55 / 10.01.2022
Lëndimi i Chiesas ndryshon planet, Juve bllokon shitjet e lojtarëve
Lëndimi i rëndë i Federico Chiesas komplikon shumë planet e Juventusit, që duhet të luajë të gjithë pjesën e mbetur të sezonit pa një nga lojtarët e saj më të mirë.
Lëvizja e parë në kampin bardhezi është bllokimi i shitjes së Kulusevskit (e kërkon Seville) dhe Moratas, që kërkohet me ngulm nga Xavi te Barcelona.
Me shumë mundësi Juventusi do të kërkojë në organikën aktuale zëvendësuesin e Chiesas dhe për këtë arsye mund të hiqet nga merkato Kulusevski. Cuadrado, Bernardeschi apo McKennie janë alternativat e sulmuesit të dëmtuar.























