Rinis mësimi në shkolla, nuk raportohen probleme të mëdha
BKT
Lajme

Rinis mësimi në shkolla, nuk raportohen probleme të mëdha

Pas 10 ditë pushim, ka filluar gjysmë vjetori i dytë i mësimit nëpër të gjitha shkollat e Kosovës.

Procesi mësimor është duke u zhvilluar me prani fizike, bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Arsimit.Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, ka deklaruar se nuk është raportuar ndonjë rast që në ndonjë shkollë nuk ka filluar procesi i mësimit.

Përveç mësimit me prani fizike në shkollë, do të jenë në dispozicion edhe mundësitë për organizimin e mësimit online nëse paraqitet nevoja, kështu thuhet në një njoftim të Ministrisë së Arsimit.


MË SHUME NGA Lajme