Programi i `Mirëmëngjesi Kosovë`
Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës, do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirët e parë, Kiana Kryeziu dhe Albin Tahiri, skiatorë në lidhje direkte nga Italia flasin për Garat e FIS në Itali.
Kurse, mysafirja e dytë, profesoresha Vesa Baraku flet për programin Abakus, si metodë për të fëmijë dhe të rritur për përqendrimin e vëmendjes.
Në pjesën e fundit t’emisionit, i ftuar është Erson Zymberi, koordinator i festivalit u.d i Teatrit Profesionit të Gjilanit, i cili shpalos detaje për programin e manifestimit kulturor kombëtar 'Flaka e Janarit", i cili fillon sot në Gjilan.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























