Osmani: Sassoli la zbrazëti në skenën politike si europian i dedikuar
BKT
Lajme

Osmani: Sassoli la zbrazëti në skenën politike si europian i dedikuar

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu ka reaguar për vdekjen e papritur të kryeparlamentarit europian David Sassoli.

Përmes një shkrimi në Facebook, presidentja ka shprehur ngushëllimet dhe vlerësuar kontributin e tij si politikan dhe njeri. 

"Sot bota politike mbeti pa Presidentin e Parlamentit Evropian, z.David Sassoli. Ai iku befasisht, duke lënë një zbrazëtirë jo vetëm në postin që mbajti, por edhe në skenën politike, si një njeri racional, i hapur dhe evropian i dedikuar. Një vit më parë, pata nderin ta takoj z. Sassoli në Bruksel - një takim e një diskutim që do të mbetet me mua përherë. Ai nuk ishte vetëm një profesionist i pashoq, por edhe një njeri i përkushtuar e i angazhuar, me interes të veçantë për Kosovën duke e mbështetur atë në rrugën e integrimit evropian.

Ngushëllime të sinqerta për familjen e miqtë e tij, si dhe të gjithë shtëpinë e madhe evropiane, në të cilën ai punoi me përkushtim, si një mbështetës i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Z.Sassoli u prehtë në paqe!", përfundon shkrimin Osmani. /RTKLIVE

 


MË SHUME NGA Lajme