Teatri i Qytetit në Gjakovë hap sezonin me shfaqjen “Pornography”
Kulturë

Teatri i Qytetit në Gjakovë hap sezonin me shfaqjen “Pornography”

Të dielën, më datë 16 janar, nga ora 19:00, Teatri i Qytetit në Gjakovë do të hapë sezonin teatror 2022, me shfaqjen “Pornography”.

E shkruar si përgjigje ndaj ngjarjeve në Londër në korrik 2005, shfaqja e Simon Stephens u shfaq premierë në Hamburg, në Edinburg dhe në Londër në një prodhim të përbashkët Traverse Theatre-Birmingham Rep.

Ndërsa tani vjen në Gjakovë me regjinë e Fatos Berishës dhe nën interpretimin e trupës së teatrit: Myrvete Kurtishi,Muradije Muriqi Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Vlera Pylla, Bujar Ahmeti, Yllka Lota, Vlora Dervishi dhe Besfort Berberi.

Simon Stephens ofron një portret të mrekullueshëm kaleidoskopik të një Londre që kaloi brenda disa ditësh nga euforia e Live 8 dhe njoftimi i Lojërave Olimpike deri në shkatërrimin e bombardimeve të 7 korrikut.