​658 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
Lajme

​658 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i vdekur me COVID-19, ndërsa janë raportuar 658 qytetarë të prekur me sëmundjen infektuese.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.

Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.

Në total numri i rasteve aktive është 3.837.