Kurti në AKP, tregon për sukseset e bordit të ri
Lajme

Kurti në AKP, tregon për sukseset e bordit të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë̈, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot kanë vizituar Agjencinë̈ Kosovare të Privatizimit.

Kurti i pyeti rreth bllok tarifave të energjisë elektrike të paralajmëruar tha se në orën 15:00 do ketë konferencë për medie në qeveri.

Kryeministri Kurti nga aty tha se me emërimin e Bordit të ri të AKP-së janë shënuar disa të arritura që janë në interes të vendit.

Ai theksoi se tashmë e para si arritje është përgatitja e strategjisë përmbyllëse të AKP-së, dhe identifikimi i asteve që mund të transferohen në Fondin Sovran ku Bordi i AKP-së ka arritur të identifikoj mbi 2300 asete të AKP-së ku pas një analize vetëm 1653 prej tyre do barten në Fondin Sovran ndërsa mbi 700 janë pjesë e AKP-së.

Sukses tjetër ai konsideroi edhe Aktivizimi i ndërmarrjes së shoqërisë Brezovica duke e vënë në përputhje të plotë me sistemin juridik të Kosovës, ku tha se vendosja e fiskalizimi do hapët rruga për investime për ketë qendër turistike për Kosovën.

Kryetari i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovcit tha se prej fillimit kanë pasur përkrahje për pune nga qeveria ndërsa për pronat qe nuk përfshihen në Fondin Sovran për tre vitet do përmbyllet kapitulli i privatizimit për to.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa