​Alarmante, mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19
BKT
Lajme

​Alarmante, mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19

2 mijë e 50 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Raporti i plotë:

19 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 7.266

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!


MË SHUME NGA Lajme