​Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID
Lajme

​Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Në ditën e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka shqiptuar 515 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së virusit korona.

Qeveria e Kosovës ka marrë masat e reja anti-COVID të premten, derisa kanë filluar së zbatuari nga e shtuna.

Në kuadër të këtyre masave është kufizuar lëvizja e lirë e qytetarëve, prej orës 22 deri në ora 5, ndërkohë që gastronomia lejohet të punojë deri në ora 21.

Sipas këtyre masave, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë tri dozat e vaksinës anti-COVID, ose dy doza dhe anti-COVID negativ PCR brenda 24-orësh.