12:19 / 24.01.2022
Nis seanca e Kuvendit për çmimin e energjisë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka shkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës kanë mbledhur 40 nënshkrime për mbajtjen e kësaj seance të Kuvendit të Kosovës.
Përveç kryeminstrit Kurti në seancë mungojnë edhe pjesa më e madhe e ministrave.
Kreu i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kjo seancë tregon përkushtimin dhe seriozitetin e partive opozitare dhe gjithashtu jo-seriozitetin e kryeministrit Kurti që nuk shkoi në seancë.























