13:33 / 24.01.2022
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për gjendjen e trafikut në Kosovë do të ketë lidhje të drejtpërdrejt.
Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejt me skype nga Gjermania do të flasë Aurora Dollenberg, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë, e cila na tregon më shumë rreth variantit Omicron, si dhe vaksinimit.
Për rritjen ekonomike, rolin e BQK-së, stabilitetin financiar, si dhe për remitencat i ftuar është Fehmi Mehmeti, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Ndërsa në një lidhje nga Shtëpia e Evropës në Prishtinë, do të jetë Arjeta Miftari artiste, e cila na tregon më shumë rreth ekspozitës "Hynjeshat", punimet në skulpturë dhe pikturë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























