Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt, në 30 vjetorin e shtëpive-shkolla.
Në ditën e përkujtimit të Holokaustit, do të flas në lidhje të drejtpërdrejt, Hysen Hyseni, kryetar i shoqatës “Bashkësia Hebreje Bet Israel”.
Për cover-at e artistëve, të këndosh këngën e një artisi tjetër, në lidhje të drejtpërdrejt do të flasin, Emin Dolaku, kitarist dhe Emir Xhenajeva,baterist, këngëtar dhe Anella, këngëtare.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Gjeneva, gazetari, Behxhet Begu, flet për gazetën Zvicrane "20 Minuten" me ballinë e aplikacion në shqip.
Në lidhje të drejtpërdrejt, për pergatitjet stinore të FC Prishtinës në Antali, do të flasin, Lorik Boshnjaku, kapiten dhe Armend Simnica, ndihmëstranjer.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























