(Video - Dokumentar) Përkujtohen viktimat e Holocaust-it
27 Janari për çdo vit rikthen memorien tragjike botërore që e përjetoi populli izraelit nga mendja e pamëshirshme vrastare e nazi fashizmit të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore! U vranë mbi gjashtë milion hebrenj, midis tyre mbi një milion e gjysmë fëmijë!
Personalisht jam impresinuar me miq ndësa ishim me pune zyrtare ne Izrael. Respekti formal pënjëherë zëvendësohet me konsideratë miqësore thuajse në çdo kontakt me qytetarët në Izrael kur të njëjtit e kuptojnë se je shqiptar. Janë shumë mirënjohës për strehimin dhe shpëtimin që iu bënë shqiptarët. Në shkollat fillore në Izrael nxënësit e mësojnë këtë histori. Nuk e harrojnë kurrë!
Kodi i Besës dhe zakoni i vjetër ndër ne se Shtëpia është e mikut dhe e Zotit ka domethënie të jashtëzakonshme. Kjo kulturë krijoi jehonë të madhe, dje, sot, e do të theksohet përherë! Krenarë me gjyshërit e stërgjyshërit tanë!
Sot, Kosovo Jewish Organization bashkë me Universitetin Publik "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe Organizatën e Intelektualëve "Jakova" mbajtëm ngjarjen përkujtimore në shenj respekti per viktimat e Holocaust-it.
Lutemi që bota dhe kombet të jetojnë në paqe dhe se asnjë popull të mos provohet me një histori të errët si ajo e kombit izraelit.
Kosova dhe Izraeli e kuptojnë shumë mirë njëra tjetrën sepse te dyja u përballën me histori te errëta, planin për zhdukje! #neverforget!
P.S: Sot, mungova në ceremoni. Ndodhem në vetizolim sepse kam rezultuar pozitiv me COVID! Por, në cilësinë e kryetarit të Bordit të Kosova Jewish Organization, më duhet të theksoj se, e çmoj pa masë Rektorin e Universitetit Publik të Gjakovës Prof. Artan Nimanin me bashkëpunëtorë për bashkëorganizimin e kësaj ngjarjeje tepër me rëndësi.
Në vijim mund të ndiqni filmin dokumentar për të mbijetuarin e kësaj tragjedie, Shaul Gatenyo, i strehuar dhe i shpëtuar në Letnicë të Vitisë, pikërisht në vendin ku e filloi misionin e shenjt Shën Tereza, pasaporta jonë sot në botë. Kemi edhe të tjerë personazhe të intervistuar, që u strehuan dhe u shpëtuan nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore!
Ridvan Berisha, Kryetar i Bordit te Kosova Jewish Organization.























