Lista Guxo: Falë angazhimit të presidentes, kemi siguruar 700 mijë vaksina
Deputetet e Listës Guxo i kanë reaguar deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra lidhur me kritikën për heshtjen e presidentes Vjosa Osmani ndaj gjendjes së rëndë me COVID-19 në Kosovë.
Deputetja Jeta Statovci tha se falë angazhimit të presidentes Osmani, vendi ka përfituar rreth 700 mijë vaksina donacion
“Donacioni nga SHBA në vlerë 500 mijë vaksina të dhëna ndaj Kosovës dhe gjithashtu edhe në dhjetor me rreth 117.000 vaksina nga Franca dhuruar Kosovës. Gjithë kjo kontribut i angazhimit të vazhdueshëm nga presidentja Osmani”, tha ajo.
Ndërsa, deputetja tjetër Doarsa Kica-Xheleli tha se ka qenë pikërisht PDK-ja që nuk i ka votuar vendimet që prekin direkt qytetarët në kohën e pandemisë.
“Statuset për një herë qenkan më të rëndësishme me votimet që kanë të bëjnë për rimëkëmbje ekonomike dhe votimi i ligjit që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës”, tha ajo.























