Kusari-Lila: Jemi dominues në rajon për vaksinim
Lajme

Kusari-Lila: Jemi dominues në rajon për vaksinim

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ishte e ftuar në emisionin “RTK Prime” në Radiotelevizionin e Kosovës.

Kusari-Lilame gazetaren Fitore Rexhepi foli për çështjet e fundit që po diskutohen në Kosovë, si pandemia, shtrenjtimi i rrymës dhe korrupcioni. 

Për procesin e vaksinimit, Kusari-Lila thotë se Kosova është i vetmi vend në rajon që ka vaksina Pfizer dhe AstraZeneca e jo kineze e ruse si vendet fqinje. Poashtu, ajo theksoi se Kosova prin edhe për nga përqindja e qytetarëve të vaksinuar.

“Gjatë qeverisjes Kurti, Kosova ka arritur të vaksinojë mbi 60% të popullatës me dy doza, kurse po vazhdon edhe vaksinimi me dozën e tretë. Kështu që me këtë arritëm suskes edhe në rajon”, tha ajo. 

“Prandaj, duhet tërë kohën të dërgojmë dhe japim mesazhe inkurajuese për vaksinim, si mbrotja më efikase dhe e sigurtë kundër pandemisë”, u shpreh shefja e GP të LVV-së.

Në lidhje me reagimet e vendeve fqinje për masat e reja, ku po kërkohet doza e tretë dhe kufi Kusari-Lila tha e Komiteti për Vlerësimin e masave mblidhet çdo javë dhe beson që në mbledhjen e ardhshme do të diskutojë këto çështje dhe do të gjejë zgjidhjen më të mirë.

Në anën tjetër, për kundërshtimet ndaj kufizimit të lëvizjes, ajo tha se kufizimi i lëvizjes është i domosdoshëm.

“Kufizimi i lëvizjes është i domosdoshëm për të gjithë jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të zhvilluara si Gjermania, SHBA, etj. Por, te ne është pak më ndryshe se kemi traditë tjetër në Ballkan, si komunikim dhe takime të shpeshta me familjarë e miq, prandaj kufizimi te ne është mëse i domosdoshëm për të mbrojtur veten dhe të tjerët.”, tha Kusari-Lila. 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa