Në Agjencinë për Informim dhe Privatësi dhjetëra ankesa nga qytetarët
28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut.
Krenare Sogojeva Dërmaku, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, tha se konferenca për mbrojtjen e të dhënave dhe lirinë e shprehjes "Tash më sigurt", mbahet me mbështetjen e Këshllit të Evropës.
"Qytetarët e Kosovës e kanë derën hapur në Agjenci për ankesa nëse ju shkelen të drejtat për privatësi", tha ajo sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ajp bëri me dije se në Agjencinë për Informim dhe Privatësi kanë qenë dhjetëra ankesa, ndërsa Agjencia ka shqiptuar një gjobë për një institucion publik.























