Apple Music dhe Tidal përkrahin Neil Young-un
Platformat muzikore, Apple Music dhe Tidal, e kanë përkrahur muzikën e Neil Young-ut pasi Spotify hoqi muzikën e tij pas kërkesës së vetë kantautorit.
Më herët gjatë kësaj javeë, Young kërkoi që Spotify ta heqë muzikën e tij nga katalogu duke thënë se kjo kompani “po përhapte informata të rreme për vaksinat” duke e lejuar podkestin, The Joe Rogan Experience.
Kritikat e legjendës kanadeze erdhën pasi qindra shkencëtarë dhe profesionistë mjekësorë kërkuan nga Spotify që t’i adresojnë këto keqinformime që janë dhënë në emisionin e Roganit.
“Ata mund ta kenë ose Roganin, ose Young-un. Jo që të dy”, ka shkruar muzikanti.
Në anën tjetër, TIDAL dhe Apple kanë bërë postime lidhur me rritjen e interesimit të dëgjuesve për këngët e Young-ut që gjenden në platformat e tyre.